“Nuk mund të kthehemi në shtëpi për shkak të mungesës së dezinfektimit dhe lagështirës që mbizotëron ngado në banesë” .
Kjo është thirrja që Viktor Ndrou banor izonës së Livadeve bën pas urdhrit që institucionet përgjegjëse kanë dhënë familjes së tij.
Ndërkohë kësaj situate i ka dhënë një përgjigje Amdinistratori I Njësisë Administrative Rrethina, Vlash Pjetri,
i cili thotë se uji është tërhequr tashmë cka nuk paraqet ndonjë rrezik. Dhe përsa I përket lagështirës dhe dezinfektimit janë probleme që I takojnë Shëndetit Public.
Problematikat nuk kanë të mbaruar në atë zonë. Tereza Delia ankohet se bashkia ka shpërndarë vetem 3 thasë bazë ushqimore për gjënë e gjallë ndërkohë që ajo ka 40 dele, dhe sipas saj nuk është e mjaftueshme, prandaj është detyruar të marrë borgj për të ushqyer bagëtitë.
Ndërkohë, Amdinistratori I Njësisë Administrative Rrethina, Vlash Pjetri, thotë se furnizimi që Delia ka marrë është I mjaftushëm për aq krerë bagëti sa ka pasi ndihmat janë të përllogaritura për 5 ditë.
Në zonën e livadeve vazhdojnë të shpërndahen bazë ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pijshëm për banorët.