Niveli i ujit në Njësinë Administrative Dajç ka vijuar të ulet që prej dy ditësh, përderisa problematikat në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative vijojnë të jenë të lartë.

Sipas administratorit Gjovalin Darragjati, janë hasur shqetësime për furnizimin me bazë ushqimore për bagëtitë. Përderisa, furnizimi me ujë dhe fillimi i procesit mësimor është një sfidë që duhet kaluar.

Furnizimi më energji elektrike vijon të jetë shqetësues gjithashtu. Sipas Darragjatit, ky është një problem klasik,

e megjithatë është përkeqësuar në kohën e përmbytjeve edhe për shkak të vetë situatës së vështirë.

Njësia Administrative Dajç është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet. Megjithatë, që prej mbrëmjes së djeshme niveli i ujit është ulur me 30 cm.

Ndërkohë, shpërndarja e ndihmave ushqimore vijon, edhe pse nevojat vijojnë të jenë të larta.