Banorët që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku dhe Presidentit Ilir Meta. Ata shprehin shqetësimin dhe karkojnë ndërprerjen e punimeve.

Po ashtu mësohet se banorët në peticionin e tyre kanë kërkuar lirimin e dy të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit.

Banorët edhe sot, në ditën e 23 të protestës kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke bllokuar edhe rrugën.

Kësaj here përveç thirrjeve për të mbrojtur pronat, pjesë e brohorimave ishin edhe dy të arrestuarit me burg pas protestës së parlamentit.”O Daniel o hero, gjithë unaza ty të do”.

Deputeti i PD, Klevis Balliu në mbështetje të këtyre banorëve tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre dhe se nuk do të dorëzohen kurrë.

Balliu: Nuk do ta ndalojnë dot këtë protestë as sot, as nesër dhe as kurrë derisa qeveria të tërhiqet.Sa i përket kërkesës së policisë për ta proceduar penalisht atë dhe kreun e PD Basha, Balliu nuk e konsideron aspak. Ato janë akte të një karagjozi dhe kaq.