Një pjesë e banorëve të “Unazës së Re” kanë dalë edhe këtë të premte për të protestuar kundër zgjerimit të “Unazës së Madhe”.

Duke u futur në ditën e 34-të të protestës, banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë të cilat do të preken nga ky projekt, që sipas tyre, është i paligjshëm.

Ata janë mbështetur edhe sot nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetë e militantë të opozitës.

Banorët bllokuan rrugën në të dyja anët për dy orë me radhë, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Ata kanë marshuar në drejtim të rrethrrotullit të doganës duke iu drejtuar kantierit të firmës që do ndërtojë “Unazën e Madhe”, ku mësohet se ndodhen forca të shumta policie.