Në ditën e 47-të të protestës së banorëve të Unazës së Re, kryetari i PD, Lulzim Basha i është rikthyer akuzave se Rama dhe Veliaj ndryshuan planin për urbanizimin e kësaj zone, për t’i dhënë Edmond Begos 30 000 m2 sipërfaqe me qëllim ndërtimin e komplekseve të banimit.

Edhe pse herët Bashkia e Tiranës mohoi të ketë dhënë leje ndërtimi për biznesmenin e akuzuar për trafik droge (Lexo këtu), kreu i PD ka insistuar se 1000 familje po nxirren në rrugë për të pastruar paratë e krimit të Begos.

“Sot ju e keni parë se si plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar nga Veliaj dhe është miratuar nga Edi Rama. Ndryshimi i këtij plani konsiston në ndryshimin rrjedhjes së Lumit të Lanës. Në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim për vendin përveç grabitjes.

Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në protestë. Shqipërinë e konsiderojnë thejsht dhe vetëm si një koloni ku grabisin gjithçka dhe deri në palcë qytetarët.

Nuk është vetëm një çështje tarifash. Është çështja e një sistemi të ngritur nga Edi Rama ku politikanë, kriminelë e pedagogët të korruptuar kanë në dorë fatin e 140 mijë të rinjve e qindra mijëra të tjerëve që do vijnë. Ata nuk mund të jenë peng i kësaj klike të korruptuar. 60 mln euro është afera Veliaj-Bego”, u shpreh Basha.

Basha ftoi qytetarët që të protestojnë nesër përpara Parlamentit. Sipas tij, ndryshimi i planit urbanistik, duke devijuar lumin e Lanës, është një aferë 60 milionë euro me protagonistë, shtoi kreu demokrat, një personazh të botës së krimit, të quajtur Edmond Bego dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

E keni parë deklaratën e Lei Fenit? Planin urbanistik kush e ndryshoi? 200 familje të nxirren në rrugë që të pastroheshin 60 mln euro të drogës e krimit.

Shteti ka rënë, Gjykata Kushtetuese ka rënë, Prokuroria ka rënë. E vetmja rrugë është ajo e përballjes. Ju bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht para Kuvendit. Të nisim nga nesër rezistencën”, tha kreu i PD.

Më herët ishte PD që publikoi disa dokumente me pretendimin se në zonën ku është parashikuar shembja e banesave do ngrihet një kompleks banimi, lejen për të cilën e ka fituar kompania ALSION-ALBANIA me pronar Edmond Begon

Artikulli paraprakDOLI PËR GJAH, QËLLOHET AKSIDENTALISHT PËR VDEKJE NGA SHOKU, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërQEVERIA TJETËR SHPËRBLIM, 3 MIJË LEKË PËR FAMILJET E VARFRA DHE PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA