Banorët e zonës së Astirit kanë rinisur sot protestën kundër ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe që prek shtëpitë e tyre.

Banorët kanë protestuar duke bllokuar rrugën dhe duke rënduar qarkullimin e mjeteve. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: ‘Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë’, apo edhe ‘Shtëpia mbrohet me jetë’.

Ata marshuan për disa minuta drejt ish-sheshit Shqiponja për të protestuar. Në zone përgjatë gjithë protestës kishte masa të shumta policore të cilët kanë qëndruar në gatishmëri për të normalizuar cdo tension apo situatë problematike.

Banorët janë shprehur: “Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat.“

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë protestës kur disa nga banorët janë konfliktuar me një tjetër banor i cili bëri thirrje që mos bllokohej rruga por të ngrihej një përfaqësi për të diskutuar me institucionet shtetërore.

Artikulli paraprakATHINË, 19 TË ARRESTUAR PAS MARSHIMIT TË DHUNSHËM
Artikulli tjetërSHQIPTARI PËRFSHIHET NË NJË AKSIDENT VDEKJEPRURËS