VENDOSJA E PUSETAVE NË QËNDËR TË RRUGËS SHKAK PËR AKSIDENTE .

Unaza e shkodres e nisur prej vitesh sin je nga investimet me madhore dhe per ti kthyer ketij qyteti unazen e shume prem tuar qe ne kohe te regjimit te komunizmit, vijon te jete pjese problematikave. Njeri segment I saj, ne pjesen perendimore, te saj investim I inaguruar ne vitin 2007, por po ashtu edhe unaza lindore ende e paperfunduar shoqerohen ne me puseta ne mes te rruges, sic nuk ndodh ne asnje vend te botes.  Sot kur ky investim eshte thuajse ne fazat perfundimtare ka serish probleme, gjate gjithe ketij segmenti rrugor te bien ne sy nje mori pusetash te cilat shtrihen njera pas tjetres pergjate gjithe rruges. Prania e gjithe ketyre pusetave dhe per me teper ne mes te rruges perben nje faktor per shtimin e rrezikshmerise gjate levizjes se automjeteve ne kete segment rrugor. Banoret tregojne se drejtuesit e automjeteve gjate levizjes mundohen te shmangin pusetat e shumta e te pozicionuara ne mes te rruges duke shtuar keshtu probalitetin e aksidenteve dhe duke rrezikuar kembesoret te cilet shpeshhere levizin ne rruge si rrjedhoje e mungeses se nje trotuari te pershtatshem dhe bicikletat per te cilat nuk eshte rezervuar nje vend per levizjen e tyre. Per me teper kjo unaze kalon fare prane dyerve te shtepive duke shtuar keshtu edhe me teper rrezikshmerine shoqerore qe paraqet vendosja e ketyre pusetave ne mes te rruges. Megjithate duke qene se ky projekt eshte vetem ne fazen e shtresave te fundit asfaltike  problemi I pusetave nuk do zgjidhet dhe duket se do mbesi vetem ne kuadrin e specialisteve te cilet kundershtojne vendosjen e tyre ne mes te rruges dhe nje rrezik per banoret dhe kalimtaret e rastit.