Unaza perëndimore në qytetin e Shkodrës prej kohësh shfaq probleme nga më të ndryshmet. Mungesa e sinjalistikës horizontale është ndër më kryesoret sipas qytetarëve, ku mungojnë vizat e bardha apo edhe vizat ndarëse të korsive.

Shpejtësia më të cilën lëvizin drejtuesit e automjeteve në jo pak raste ka shkaktuar edhe aksidente shprehen qytetarët dhe kjo bën që ato të ndjehen më të rrezikuar kur kalojnë në këtë zonë.

Sipas banorëve, policia rrugore duhet të ketë nën mbikëqyrje akse të tilla.
Mungesa e vizave të bardha trajtohet si një nga problemet më të mëdha, pasi zona e unazës është një zonë me densitet të lartë popullsie ku këmbësorët nuk kanë hapësirën e tyre të sigurtë për të kaluar rrugën.