DEGA E SHKODRËS KËRKON PROFESIONALIZËM NGA MEDIAT. Në ditën botërore të lirisë së shtypit Unioni i gazetarëve shqiptar të degës Shkodër del me një deklaratë ku thuhet se: “Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të së drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut. Dega Rajonale e Shkodres e krijuar qysh ne vitin 2007, si nje nder deget e para dhe me aktive te Unionit te Gazetareve Shqiptare perkujton kete date per gazetaret ne te gjithe kontinentet. Viti 2014 ishte nje vit i suksesshem per Degen e Unionit te Gazetareve Shqiptare ne Shkoder edhe per faktin se, ne ndryshim me vitet e tjera u nderrua taktike. Dalje me te pakta ne media dhe trainime cilesore brenda dhe jashte vendit. Para 17 viteve Drejtori i Institutit te Medias Remzi Lani, ne nje tryeze te rrumbullaket te organizuar me gazetaret e Shkodres ne prag te Referendumit te Kushtetutes ne vitin 1998, ndermjet te tjerash shprehej se: “Pas Tiranes, 2 metropolet me te rendesishme te gazetarise ne vend jane Shkodra dhe Durresi”. Unioni i bën thirrje gazetareve, qe te demonsrojne nje sjellje sa me profesionale dhe te paanshme gjate ushtrimit te profesionit te tyre fismik ne kete periudhe ku fushata e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit sapo ka filluar te nxehet. Po ashtu te evitohet marrjen e kasetave te gatshme te veprimtarive elektorale te partive politike. Kjo do t’ia humbte vleren televizionit i cili do te shendrrohej ne nje transmetues videoklipesh folklorike ku edhe nje grimbullim prej 500 personash do t’i servijej publikut si nje miting me 50 mije vetesh. Pra per te evituar kete gazetaret duhet te shkojne ne terren per te raportuar.

Artikulli paraprakDUKA: JEMI VONE, OBJEKTIVI SHQIPËRI-SERBI NË SHKODËR
Artikulli tjetërKËRKOHESHIN NGA POLICIA, NË PRANGA DY SHKODRANË NË LAÇ