Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës zhvilluan këtë të premte zgjedhjet për Këshillin Studentor. Të gjashtë fakultetet zgjedhin përfaqësuesit e tyre për dy kategori të ndryshme,

këshillin studentor institucional, në të cilin janë shtatë kandidatë që votohen nga të gjitha fakultetet dhe këshillin studentor të njësive kryesore për secilin fakultet, kandidatët e të cilëve janë të ndarë.

Këto votime bëhen për herë të parë në këtë formë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ndërsa organizohen të gjitha nga studentët.

Mandati për fituesit zgjat dy vjet, ndërkohë synon që të forcojë rolin e studentëve në universitet. Këta të fundit do të jenë një pikë kyçe e së ardhmes në vendimet që do të merren.