CEREMONI TË NDARA TË TË GJITHË FAKULTETEVE NË DITËN E PARË. Universiteti i shkodres “luigj gurakuqi” ka mirepritur kete te hene per here te pare ne gjirin e tij rreth 1500 studente. Qe ne oren 8 te megjesit atehere kur fillon zyrtarisht orari i mesimit i jane drejtuar dyerve te fakultetit ku edhe jane njohur me prezantimet e para. 

Fakulteti ekonomik me tre programet e studimit ka nje total prej 290 studentesh Dekania e ketij fakulteti i ka njohur studentet me stafin e pedagogeve, lendet studimore, oraret po njekohesisht ka theksuar se edhe ky vit akademik do filloje me mangesi ne infrastrukture per rrjedhoje studentet e ketij fakulteti do e realizojne mesimin ne tre godina te ndryshme ajo e fakultetit ekonomik, fakultetit te shkencave shoqerore dhe natyrore.