Ura disavjecare e fshatit “Bardhaj” prej kohësh është kthyer në shqetësim për kalimtarët dhe automjetet për faktin se është një kalimshe.Ura ka një sens lëvizje dhe është bërë shpeshherë shkak jo vetëm për bllokimin e trafikut por edhe konflikte banale.

Çdo ditë në këtë urë kalojnë me dhjetra automjete ku shoferëve në këto ditë të nxehta i humbet edhe durimi duke qëndruar me minuta të tëra në pritje.Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash për zgjerimin e kësaj ure deri tani nuk është bërë asgjë.

Shoferët e automjeteve por edhe banorë thonë se shpesheherë ka patur konflikte deri në përleshje fizike mes njëri-tjetrit se cili të futet i pari në urë. Ura e bardhajve është ndërtuar në vitin 1995. Përpos ngushjtimit të saj ura atëherë ka pësuar dëmtime të shumta vecanërisht në këmbët e saj prej betoni.

Kjo situate vazhdon pej vitesh e me kalimin e kohes rritet edhe rreziku i shembjes se saj.Kjo ure eshte teper e rendesishme per banoret e fshatrave Bardhaj e Postribe e mosfunksionimi i saj do te krijonte nje problem te madh.

Ne kete ure prej vitesh nuk eshte bere asnje investim e gjendja e saj duke e lene ne harrese cdo dite e me teper shkon drejt perkeqesimit duke rritur rrezikun e shembjes se saj nga dita ne dite.

 

Artikulli paraprak“PANAIRI I PUNËS” NJË HISTORI SUKSESI
Artikulli tjetërFUSHATA ANTI-KANABIS NË PUKË