Një nga objektet simbol të Shkodrës nuk ka rënë në syrin e asnjë institucioni përgjegjës. Kjo gjë ka sjellë edhe shqetësimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut.

Gropat e hapura në mes të rrugës, trotuaret e dëmtuara sëbashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy siç duket personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e kësaj ure.

Një prej banorëvë të lagjes Bahcallek Selim Barbullushi tregon se në këtë urë nuk është bërë asnjë rikonstrusion teksa kërkon angazhim nga pushteti vendor

Gjithashtu Selim Barbullushi thotë se është tepër e domosdoshme vendosja e bumeve në lagjen Bahcallek. Ai tregon se shpejtësia e lartë e automjetit i përplasi për vdekje vëllain në nëntor të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për të ndjerin Petrit Barbullushi i cili po lëvizet me bicikletë kur u godit nga një automjet

Ndonëse është apeluar disa herë për gjendjen ne të cilën ndodhet ura e Bahcallekut, gjendja vijon të mbetet e njëjtë.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA KONTROLLE PËR LIÇENSAT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS QË KËRCËNONIN