13 KORRIK 2015 SINKRON PAULIN RADOVANI Që nga kjo mbledhje e 13 korrikut në prefekturën e Qarkut Shkodër ku prefekti Paulin Radovani bënte apel për rikonstruksionin e urës së Bahçallekut situata vijon që të jetë e njëjtë. Thuhet se janë bërë disa ndërhyrje të vogla në urën e Bahçellekut por duket se më shumë kanë qenë sa për të kaluar radhë ose sa për t’u justifikuar.

Kjo urë në hyrje të qytetit të Shkodrës vazhdon që të ketë disa probleme si shkak i amortizimit. Sidomos në këtë sezon vere numri i automjeteve që përshkohen aty është shumë i madh gjë e cila shton dëmet në atë urë. Herë pas here si shkak i amortizimit në hyrje dhe dalje të urës krijohen radhë automjetesh duke krijuar kështu një rëndesë për trafikun. Çdo vit ura e Bahçellkut në sezonin veror kthehet në një problematike por asnjëherë nuk është menduar të investohet më një projekt që do e zgjidhte njëherë e mirë situatën atje. Jo vetëm rruga mbi urë dhe pjesët metalike të saj por edhe rrethimi mbrojtës është amortizuar dhe dëmtuar duke qenë jo pak i rrezikshëm sidomos për kalimtarët. Ura e Bahçallekut është një prej pikave kyçe dhe të vetme që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit. Edhe pse e një rëndësie të tillë vijon që të jetë një shqetësim për të gjithë. Disa herë është bërë apel për ta ndryshuar gjendjen por deri tani janë bërë vetëm rikonstruksione të momentit. Në drejtorinë rajonale të autoritetit rrugor të Shkodrës mungojnë fondet për një investim që do i jepte fund amortizimit të asaj ure.

Artikulli paraprakRRJETI I GRAVE “MILLENIUM” TAKIM ME KËSHILLTARËT E RINJ
Artikulli tjetërCHECK UP NË POLIKLINIKË, BILALI: ANALIZAT NGA 8:00-12:00