Autoriteti Rrugor Shqiptar pak ditë më parë nisi ndërhyrjen në Urën e Bahcallekut për të riparuar pjesët më të dëmtuara të saj. U realizua vendosja e fugave të reja me material gome për lehtësimin e qarkullimit të makinave , sepse fugat e vjetra ishin amortizuar së tepërmi.

Edhe pse nuk u bë rikonstruksioni me themel, riparimi i pjesshëm dukej se do të krijonte lehtësira për shoferët me qëllim që automjetet e tyre të mos pësonin amortizim pas vendosjes së fugave të reja prej gome në trasenë e rrugës. Riparimi i kësaj ures u tranmetua në kronikat e lajmeve të Star Plus me datën 5 mars të këtij muaji.

U mendua se pas problemeve të vazhdueshme , riparimi i Urës do të ishte një projekt afatgjatë, por sic ndodh ne vendin tonë të cudirave për fat të keq rezultoi e kundërta. Kur nuk janë bërë ende dy javë kanë nisur sërish problemet e para.

Duke qënë se riparimi është kryer në ne menyre siperfaqesore dhe është bërë një punë sa për të kaluar radhën Ura e Bahcallekut ka rënë serish ne te njejtin standart.

Një shqetësim që nuk ka kufinj, pasi gjendja e saj është e mjerueshme.Pesha e rëndesës vjen nga automjetet e tonazhit të lartë që përshkojnë këtë nyje hyrëse që lidh Shkodrën me pjesën tjetër te vendit.

Kjo që evidentohet sot është një këmbanë alarmi për të gjitha institucionet përgjegjëse të cilat kryejnë projekte skandaloze sa për të kaluar radhën e në fakt nuk marrin parasysh aspak pasojat në vazhdim. Hapja e gropave ne mes te ures perben nje tjeter rrezik.

Apeli eshte i hapur per cdo institucion pergjegjes qe te veje dore sa me shpejt pasi Ura ne hyrje te qytetit te Shkodres nese do te lihet ne kete gjendje shume shpejt behet e pa kalueshme.

 

 

Artikulli paraprakÇAHET KORDONI I POLICISË TEK PARLAMENTI, PLAGOSET EFEKTIVI I SHQIPONJAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, NDIHMA PËR PARA E TETRAPLEGJIKËT