Ecuria e punimeve në aksin prej 14 kilometrash Ura e Kirit –Mjedë po vijon me ritme të kënaqshme.

Në fakt moti me diell ka favorizuar që firma të vijojë punimet në cdo ditë të javës për të kapur në kohë afatet e përfundimit të rrugës.

Ndërkohë prej tre ditësh ka nisur puna në riveshjen e rrugës konkretisht po i jepet dora e fundit e shtremit me asfalt.

Nga inxhinerët e punimeve mësohet se është ndërhyrë në zonat ku rruga ka patur dëmtime më të theksuara , duke bërë ndërhyrje me cakull e stabilizant në fshatrat Rrenc e Ganjollë për të përforcuar vendet ku rrrëshqitjet e tokës kanë qënë të vazhdueshme.

Njëkohësisht është duke u punuar edhe në pastrimin e kanaleve anesore ne menyre që i gjithë uji që krijohet në rrugë nga reshjet të kullojë normalisht.

Ndërkohë ndërhyrje do të ketë në sinjalistikën horizontale e atë vertikale si dhe vendosja e tabelave të reja dhe barrierave mbrojtese ose sic njihen në gjuhen teknike guardrela.

Instalimi i delineatorëve; rifreskimi i sinjalistikës ashtu sikurse riparimi i kanaleve të drenazhit do të krijojnë lehtesira për të gjithë banorët e atyre zonave.

Ky investim i Bankës Botërore dhe i qeverisë shqiptare sipas inxhinerëve të firmës është parashikuar të përfundojë me 5 Janar të 2019, megjithatë në rast se koha është favorizuese inxhinierët garantojnë se rikonstruksioni i këtij aksi do të përfundojë përpara afateve.