Në aksin prej 14 km Ura e Kirit–Mjedë po vijon puna intensivisht. Ky investim i Bankës Botërore dhe i qeverisë shqiptare sipas inxhinerëve të firmës është parashikuar të

përfundojë me 5 Janar të 2019, megjithatë në rast se koha është favorizuese inxhinierët garantojnë se rikonstruksioni i këtij aksi do të përfundojë përpara afateve.

Nga inxhinerët e punimeve mësohet se është ndërhyrë në zonat ku rruga ka patur dëmtime më të theksuara , duke bërë ndërhyrje me cakull e stabilizant.

Kjo rruge parashikon shtresë asfaltike 9 km sepse pjesa tjeter sic mësohet nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje. Gjithashtu është ndërhyrë me mure betoni në pjesët ku ka patur rrëshqitje dhe shembje të rrugës.

Njëkohësisht është duke u punuar edhe në pastrimin e kanaleve anesore ne menyre që i gjithë uji që krijohet në rrugë nga reshjet të kullojë normalisht.

Ndërkohë ndërhyrje do të ketë edhe në sinjalistikën horizontale e atë vertikale si dhe vendosja e tabelave të reja dhe barrierave mbrojtese ose sic njihen në gjuhen teknike guardrela.

Instalimi i delineatorëve; rifreskimi i sinjalistikës ashtu sikurse riparimi i kanaleve të drenazhit do të krijojnë lehtesira për të gjithë banorët e atyre zonave.

Në këtë aks infrastruktura rrugore prej vitesh paraqiste probleme, ku gropat e hapura mes të rrugëës dhe amortizimi i saj vështirësonte qarkullimin e shoferëve.

Më problematike ka qënë gjendja tek kthesa e Gurit të Zi si pasojë e gropave të shumta. Po ashtu edhe pranë kthesës së Rrencit rruga kishte pësuar shembje ku jo në pak raste është bërë edhe burim për aksidente me pasoja të rënda.

Pikërisht ne kete vend po ndërhyhet me murë anësore prej betoni. Punimet për rikonstruksionin e aksit Ura e Kirit –Mjedë filluan me datë 13 shtator 2018, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore kurse përfundimtar është 5 janari 2019