Ura e Mesit do të ndriçohet. Me një histori të gjatë dhe arkitekturë brilante, kjo urë vijon të tërheq turistë nga e gjithë bota. Këtë verë siç duket ka një bashkëpunim të frytshëm për ndriçimin e saj edhe për turistët që kanë dëshirë të shijojnë bukurinë e pamasë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

 

Përmes një bashkëpunimi të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të bëhet e mundur që brenda një muaji ky monument kulture të ketë ndriçimin e tij. Sipas drejtoresë së DRKK Shkodër, Majlinda Laçaj, ditën e sotme po bëhet inspektimi në terren për projektin.

 

Sipas shefit të sektorit teknik pranë OSHEE Shkodër, Gjon Bala, kësaj radhe synohet që ura të ndriçohet pa u dëmtuar. E gjithë kjo vjen si rezultat i një projekti të detajuar.
Ura e Mesit ëhstë vetëm 8 kilometër larg qytetit të Shkodrës.

 

Një numër i madh vizitorësh e vizitojnë atë çdo vit, ndërsa ndihet rritje këtë verë. Që prej shekullit të 18 është një ndër veprat më të mira kulture, ndërsa përbëhet nga 18 harqe në të gjithë gjatësinë.