Duke parë mungesën e vëmendjes nga pushteti lokal dhe qëndror, shoqëria civile ka ndërmarrë vetë iniciativën për të ndriçuar urën e vjetër të Bunës.

Dëmtimi i ndriçimit prej disa muajsh ishte kthyer në rrezik për të gjithë qytetarët që e frekuentojnë gjatë orëve të natës.

Thirrjes së shoqërisë civile iu bashkuan shumë njerëz si dhe Fondi i Zhvillimit. Në njërën anë të urës janë vendosur tetë shtylla, të cilat pritet të ndihmojnë qytetarët në lëvizje.

Thirrjet në drejtim të bashkisë Shkodër dhe jo vetëm nuk kanë munguar, ndërsa interesi për të rregulluar këto dëmtime nuk ka ekzistuar.

Ura e vjetër e Bunës është rikonstruktuar para një viti, ndërsa dora e vandalëve nuk ka kursyer investimin.

Pak kohë pas përurimit të saj filluan problemet me dëmtime të ndryshme në të gjithë gjatësinë. Pak ditë më parë shoqëria civile bëri të mundur lyerjen e dërrasave të saj.

 

Artikulli paraprakTËRMETI “SHKUND” QYTETET E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërREMONT, NDËRPRERJE TË ENERGJISË NË VELIPOJË