As ura e vjeter mbi Lumin Drin ne Lezhe nuk po i shpeton shkaterrimit. Heqja e perberesve metalik per t`i shitur me pas per skrap ka prekur edhe kete objekt te rendesise se vecante.

U rikonstruktua ne vitin 2014 nga kryebashkiaku i asaj kohe Viktor Tushaj, nderkohe qe qytetaret “gozhdojne” kete te fundit per vjedhje te fondeve dhe pune jo cilesore.

Qyetaret fajesojne edhe doren e lige te banoreve pasi jane ata te paret shkaterruesi e prones publiike. Por kane dhe nje mesazh qe pushtetaret te mos i shkojne vetem ne kohe fushate.

Shqetesimi i banoreve eshte me vend pasi jeta e tyre eshte ne rrezik nga demtimi i pjeseve metalike dhe hapja e gropave ne mes te kesaj ure.

Demtimi i madh qe eshte shkaktuar ne kete ure sjell nje zhurme te madhe ndersa banoret theksojne se eshte bere e padurushme. Kjo ure u ndertua ne vitin 1962, me pjese druri, ndersa nga viti ne vit shkoj drejt rrenimit te plote.