Ura e Bardhajve është vënë prej vitesh në fokus të mediave dhe një shqetësim për banorët e zonës e kalimtarët është amortizimi i saj.

Ndërkohë një tjetër problematikë tepër serioze është se kjo urë disavjecare është me një sens kalimi. Në të dy hyrjet e daljet e urës automjetet qëndrojnë duke pritur njëra-tjetrën.

Mirëpo kjo gjë jo vetëm që është bërë shkak për bllokimin e trafikut por ka cuar nga konflikte banale e deri në përleshje fizike mes shoferëve thonë banorët
Kjo problematikë ka shqetësuar së tepërmi banorët e zonës.

Çdo ditë në këtë urë kalojnë me dhjetra automjete ku shoferëve në këto ditë të nxehta i humbet edhe durimi duke qëndruar me minuta të tëra në pritje.

Banoret jane skeptike per te apeluar ne organet pergjegjese, pasi prej vitesh kerkesat e tyre nuk jane marre parasysh.

Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash për zgjerimin e kësaj ure deri tani nuk është bërë asgjë.

 

 

Artikulli paraprakMBYLLET KAMPI VEROR PËR FËMIJËT ROM DHE EGJIPTIAN
Artikulli tjetërNË PRITJE TË “HËNËS SË PËRGJAKUR”