Dominika ka qenë stacioni i parë i Uraganit Maria. Kryeministri Roosevelt Skerrit thotë se dëmet janë të mëdha.

“Ne kemi humbur gjithçka që paratë mund të blejnë,” tha ai në një postim të Facebook. Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike” të fuqisë pesë, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve. Më parë z. Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shqye, duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi nga lajme që raportojnë për plagosje të rënda fizike apo dhe vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shira të vazhdueshëm”. Maria po ecën përafërsisht në të njëjtën rrugë si Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj.

PUBLICITET