Urdhëri i infermierit në Shkodër kërkon shtim të forcave të policisë jo vetëm në urgjencën e spitalit rajonal por kudo ku është e nevojshme. Nisur nga incidenti i pak ditëve më parë ku pacienti Sajmir Haxhija dëmtoi aparaturat e urgjencës, presidenti i urdhërit të infermierit në Shkodër

Imir Hoxha tha se policia duhet të japë një mbështetje më të madhe sepse nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë ,Hoxha tha se është mëse e nevojshme prezenca e policisë në raste kur situatat dalin jashtë kontrollit.Edhe pse kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga urdhërimi i infermierit policia thotë Hoxha nuk është përgjigjur siç duhet.Pak ditë më parë pacienti Sajmir Haxhija u arrestua nga policia pasi dhunoi urgjencën e spitalit me pretendimin se personeli ishte në gjumë. Duket se raste të tilla ka jo pak ndaj urdhëri i infermierit kërkon ndihmën e policisë.

PUBLICITET