Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë po zhvillon fushatën e zgjedhjeve te përfaqësuesve të infermierëve për anëtarë asambleje te Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë.

Fushata e zgjedhjeve ka filluar në datën 30 gusht dhe zhvillohet sipas ligjit dhe statutit të këtij institucioni. Ndalesa e radhës ka qenë qyteti I Shkodrës nga ku presidenti I Urdhërit të Infermierit Sabri Skënderi mbajti një fjalim informues rreth këtij procesi zgjedhor.

Të gjitha procedurat do të jenë transparente, votimet do të jenë të fshehta, kandidaturat do të shpallen në kohën e duhur.

Ndërkohë kandidatët për president, zv/president dhe Sekretar të Këshillit Rajonal, dalin nga anëtarët e Këshillit dhe votohen me votim të fshehtë.

Më tej, mes datave 16-20 nëntor 2018, të gjithë ata që duan të konkurrojnë për organet qendrore të UISH-së, duhet të paraqesin dokumentet përkatëse.

Për ta përfunduar procesin në fjalë, në datën 5 dhjetor kur zhvillohet edhe Asambleja Kombëtare e cila zgjedh 5 anëtarë për Këshillin Kombëtar – dy nga qarku Tiranë, një anëtar nga qarku Fier, një nga qarku Elbasan dhe një nga qarku Korçë.

Dhe pas saj, mblidhet Këshilli i ri Kombëtar, i cili dhe zgjedh me votim të fshehtë sipas kandidaturave, presidentin dhe zv/presidentin.

Artikulli paraprakKOPLIK, PREJ NJË JAVE ME MAMOGRAFI TË LËVIZSHME
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT KËRKOJNË TRANSPORT PËR NXËNËSIT