Është zhvilluar këtë të martë në ambjentet e hotel “Colosseo” në qytetin e Shkodrës një takim me psikologët dhe studentët e këtij qarku.Takimi është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen në vijim në qytete të ndryshme.

Sipas Presidentes së Urdhërit të Psikologut Valbona Treska qëllimi i takimit është promovimi i kordinatorit lokal i cili do të lehtësoje dukshëm marrëdhënien e anëtarësisë me zyrat qëndrore në Tiranë.

Tashmë psikologët të pajisur ose jo me certifikatën nga urdhëri i psikologut mund ti drejtohen zyrës që tashmë ndodhet edhe në Shkodër , qyteti i parë i cili hapi siparin këtë të martë për të vijuar më pas me ngritjen e zyrave të tjera në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë do të bëhet një ndarje e profesionistëve me ata që deri më sot kanë ushtruar profesionin por pa qenë realisht profesionistë të fushës.

Është ngritur po ashtu një bazë të dhënash për psikologët e anëtarësuar pranë Urdhrit në të gjithë Shqipërinë.

 

Artikulli paraprakSHKODRA E “COPËTUAR” NGA GROPAT
Artikulli tjetërLEZHË, POLICIA KONTROLLE PËR SIGURINË NË RRUGË