Shtyllat elektrike në fshatin Ura e Shtrenjtë në Postribë janë një problem për 600 banorët që jetojnë në këtë zonë. Prej vitesh, për shkak të amortizimit të telave dhe shtyllave, energjia që mbërrin në shtëpitë e banorëve është e dobët.

Banorët pranojnë se ka patur ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e gjendjes, por këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme.
Problemi i amortizimit të shtyllave elektrike është prej kohësh prezent në fshatin Urë e Shtrenjtë.

Banorët disa herë kanë bërë thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse për vendosjen e shtyllave të reja elektrike. Ndër vite, është mundësuar një numër i konsiderueshëm i shtyllave në këtë fshat, sërish ky numër nuk ka mjaftuar për të siguruar furnizim më të mirë me energji elektrike.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET LËNDË NARKOTIKE DHE NJË ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërVAU-DEJËS, RIKUALIFIKIM URBAN NË FSHATIN KONAJ