Xhisiela Maloku, vajza e cila u kthye në temën kryesore të diskutimit për më shumë se 1 javë, ka reaguar sërish. Në një postim në profilin e saj aktiv në Instagram, Maloku ka komentuar situatën e saj në jetë, pasi çështja e saj u bë publike.

Xhisiela kësaj here ka folur për mikeshat e saj të cilat janë larguar gjatë kësaj kohe. Ajo thotë se “nuk është turp të kesh një me një cun por turp është të kesh me 100 cuna”.

Në kto kushte njihen njerzit! Kush të don dhe kush jo! Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe!

Nuk është turp të kesh një me një cun por turp është të kesh me 100 cuna, Por rastet e juaja nuk bëhen publike se nk jam cuna deputetësh të gjithë e dimë si është shqipëria!

Por turp i madh tju vij ju që iu konsideroja shoqe duhet të pyesnit njëherë cpo ndodh si është puna por ska gjë zoti i jep gjithkujt cka meriton në fund!

Postimi i Xhisiela Malokut në Instagram

Rasti i Xhisiela Malokut ka trazuar politikën shqiptare për më shumë se një jave, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Xhisiela ka mohuar përdhunimin, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.