Paga jo e kënaqshme për të dhe rezultatet e tij jo të mira bënë që 32-vjeçari xhamajkan të tërhiqet nga “bota e sporteve” dhe të provojë “botën e biznesit”.

“Ishte e bukur për aq sa zgjati. U argëtova shumë që isha pjesë e ekipeve të ndryshme nga ato të atletikës. Nuk dua të them që nuk besova në futboll, por nuk e bëra në mënyrën e duhur. Tani jeta ime sportive ka mbaruar, e po drejtohem në fusha të tjera. Kam shumë projekte në mendje dhe fokusi im është biznesi”, tha xhamajkani Usain Bolt.

Njeriu më i shpejtë në botë për shumë vite, që shkroi historinë në pistat e vrapimit me 8 medalje të arta olimpike në sprint, iu dedikua për shumë muaj sportit të futbollit ku provoi veten në shumë skuadra të njohura ku ndër to përmendim Borusia Dortmund-in. Vrapuesi më i madh që ka jetuar ndonjëherë thotë se tani vëmendja e tij nuk është më tek sportet por ajo do t’i kthehet plotësisht sipërmarrjeve të ndryshme të biznesit.

Artikulli paraprakKREU I PS NË GRAMSH: HEC-IN NË KANIONIN E HOLTËS DO TË ANULOHET, KAM GARANCI NGA BALLA
Artikulli tjetërAUSTRALI, VDES 19-VJEÇARJA ME LEUCEMI, REFUZOI KURAT PËR TË BIRIN