Usain Bolt ka përmbyllur karrierën e tij olimpike duke e gdhendur emrin e tij në histori me suksesin e pa arritur kurrë më parë “tripletën e trefishtë” dhe medaljen e 9 të artë për të.

29-vjeçari kishte fituar më herët këtë olimpiadë garat e 100 metra dhe 200 metra, por sot ai arriti të fitonte edhe medaljen e tretë të artë, atë në stafetën 4×100. Por kjo fitore nuk është thjesht medalja e tretë në këto lojëra, apo edhe medalja e nëntë personale, ajo kompleton diçka që askush nuk e ka arritur më parë dhe do të duhen minimalisht 12 vite të tjera për t’u fituar. Ai ka arritur që plotësojë “tripletën e trefishtë” duke fituar nga tre medalje të arta në tre Lojërat e fundit Olimpike të zhvilluara. Në garën e sotme ai është kombinuar me Asafa Powell, Yohan Blake dhe Nikel Ashmeade duke e përmbyllur garë në 37.27 sekonda. Japonia fitoi një medalje të argjend surprizë dhe SHBA u skualifikuan për t’ia dorëzuar medaljen e bronztë kanadasë.

Artikulli paraprakTAKSA PER BLERJET ONLINE, REAGON MINISTRIA E FINANCAVE
Artikulli tjetërKANDIDATI PËR PRESIDENT I UEFA-S VIZITON SHQIPËRINË