Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka zgjedhur një formë më tërheqëse për të zhvilluar një aktivitet mbi arritjet në kuadër të 25-vjetorit të themelimit.

Pedagogu Rudin Beka tregon arsyet përse u zgjodh kjo formë jo vetëm për të treguar rrugëtimin 25-vjeçar por edhe për të informuar qytetarët e aq më tepër të rinjtë.

Kjo formë kreative e menduar ka një efekti tek kalimtarët dhe studentët shprehet pedagogu Beka.

Edhe në fakultetin ekonomik fillimisht ishte problem numri i studentëve por gjatë fazave të tjera të regjistrimit ky numër u shtua ndjeshëm.

Kjo javë do ketë edhe aktivitete të tjera që zhvillohen në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Artikulli paraprakBASHKIA AKSION PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LIQENIT
Artikulli tjetërVAU-DEJËS, QENDËR E RE SHËNDETËSOR