Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të ketë regjistrimet e reja për pranimet e studentëve në degët përkatëse. Tre programet e studimit të departamentit të infermierisë përpos tjerave pritet që të jenë sërish më të kërkuarit shpreh shefi i këtij departamenti Emiljano Pjetri. Sa i përket kuotave janë të njëjtat me ato të vitit të kaluar.

Pavarësisht se infermieria apo disa departamente të tjera kanë kërkesa dhe plotësojnë kuotat maksimale, disa departamente apo degë të tjera të universitetit të Shkodrës vitet e fundit kanë shfaqur probeme sa i përket numrit në rënie. Rektorja e re e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, këtë problematikë e ka një prej prioriteteve të saj për ta përmirësuar në vazhdimësi.

Ndërkohë të gjitha fakultetet pas zgjedhjeve të reja tashmë kanë nisur organizimin për pranimin e studentëve. Nga sa mësohet është ende e paqartë se si do të zhvillohet mësimi online apo në auditore si zakonisht. Këto ditë studentët kanë dhënë edhe provimet e diplomës në fakultete të ndryshme pas përfundimit të ciklit 3-vjeçar bachelor.