Kur kalojmë në rrugë na zë syri tregtarë ambulantë gjithandej të cilët edhe pse është piku i vapës i shesin fruta-perimet madje edhe prodhimet e qumështit mes pluhurit dhe papastërtive.

Ndaluam për një vëzhgim në të dy tregjet popullore të Shkodrës sic është ai i Rusit dhe në Zdrale.Ndërkohë që konstatuam lehtë se askush nuk e vë ujin në zjarr për të garantuar siguri për atë që shitet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër është institucioni përgjegjës por duket se ky institucion me në krye titullaren ka mbyllur sytë, madje kjo e fundit nuk është e disponueshme për mediat që të japë informacion në raste kur i kërkohet një gjë e tillë.

AKU ka qënë gjatë këtij viti më pak aktiv se kurrë më parë që nga koha e krijimit të tij.Raportet e kontrolleve të ushtruara në muajt e parë të vitit, të cilat më përpara bëheshin publike kanë munguar plotësisht.

Ndonëse AKU është garanci për sigurinë ushqimore dhe ka për detyrë të kontrollojë e të penalizojë tregtarët abuzues një gjë e tillë nuk ka ndodhur përgjatë këtyre muajve.

Vazhdimisht është ngritur alarmi për produktet ushqimore që shiten në kushte skandaloze por AKU ka menduar që të qëndrojë në heshtje sic po bën rëndomë tani duke qëndruar hermetike.

Në temperatura të larta në mes të pluhurit të rrugës, pa asnjë kusht higjenik dhe pa as më të voglen siguri për konsumatorin, tregjet kryesore të shkodrës tashmë janë në mëshirë të fatit përderisa AKU ia ka hequr përgjegjësinë ligjore vetes së saj.

Qytetarët e Shkodrës po blejnë fruta-perime të pakontrolluara dhe jashtë cdo standarti të higjienës, për më tepër në këto ditë të nxehta, ku temperaturat e larta provokojnë përhapjen e baktereve të ndryshme