Një edukatore kopshti është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur.

Arrestimi i edukatores Denida Rexhpi 30 vjeçe është bërë pas denoncimit në komisariatin e policisë numër 2 të dy prindërve të cilët pretendojnë se ajo ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre, teksa ushtronte detyrën e saj në një kopësht privat. Policia sqaron se: Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen:

D R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi

Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.