Aleksander Kokorin dhe Pavel Mamayev, janë liruar me kusht pasi i kaluan gjashtë muaj në burg.

Dy futbollistët e kombëtares ruse u përfshinë në dy sulme të dhunshme, të cilat nxitën reagime të ashpër në publik vitin e kaluar. Sulmuesi i Zenit St. Petersburger, Aleksander Kokorin, dhe mesfushori i Krasnodarit, Pavel Mamayev, kërkuan falje.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore e Moskës urdhëroi që dy futbollistët të liroheshin me kusht. Ndaj tyre u ngrit aktakuzë për huliganizëm dhe dëmtimin e shëndetit të njerëzve. Mamaev u dënuan me 17 muaj burgim, ndërsa Kokorin me 18 muaj burgim.