Rreth 40 punonjësit e Uzinës së Telave në Shkodër kanë hyrë në muajin e 14 që nuk po marrin rrogat. Duke parë shqetësimin e punonjësve Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Qarkut të Shkodrës ka reaguar menjëherë duke u angazhuar për në fjalë.

Kreu i bashkimit të Sindikatave të Pavarura Albert Tuka thotë se cështja po ndiqet me një avokat dhe se shumë shpejt do të nisim procedurat në rrugët juridike duke hapur një proces gjyqësor ndaj firmës turke e cila ka patur me koncension këtë fabrikë.

Tuka thekson se ka denoncuar pranë Inspektoriatit të Punës kushtet e vështira të punës , ku sipas tij ka pasur me dhjetra raste që punonjësit kanë rrezikuar seriozisht jetën duke rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Firma Turke nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkrimit të kontratës me shtetin shqiptar ku ishte parashikuar rritje e forcës punëtore , ndërsa absurdi është se numri u reduktua.

Aktualisht Uzina e Telave është në mëshirë të fatit, punonjësit nuk mund të hyjnë brenda saj dhe vetëm 12 punonjës vazhdojnë akoma të ruajnë objektin pa pagesë dhe në kushtet e mungesës së plotë të energjisë elektrike.

Po bëhen 4 vite që kompanie turke e cila ka pasur në menaxhim ish Uzinen e Telave në Shkodër është larguar dhe deri më tani punonjësit kanë mbetur në mëshirë të fatit. Ata presin një zgjidhje nga ana e qeverisë.