Një 26 vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.Sipas informacionit të policisë 26 vjeçarja ka gëlltitur fotoksinë dhe me pas familjarët e kanë çuar në spital, por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Sipas mjekeve 26-vjeçarja nga Ada e Frakullës,Fier, kishte pire 3 kokrra fotoksinë dhe me gjithë përpjekjet për ta rikthyer në jetë ka qenë e pamundur.

Nuk dihen ende motivet e gëlltitjes së 26-vjeçares të helmit vdekjeprurës por mendohet se akti është ndërmarrë në kushte të depresionit.

Sipas policisë, ‘më datë 17.05.2018, në spital ka ardhur e shoqëruar nga familjarët e vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja B.T, vjeç 26, e cila ndërroi jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim’.