Vajza franceze kapet në Qafë Thanë, po trafikonte fara kanabis

Një vajzë e re nga Franca është vënë në pranga në Qafë Thanë, pasi i janë kapur 117 fara të dyshuara si narkotike kanabis sativa. Marion Alain Anastasia Coudair, 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë është kapur në dalje të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 117 fara të dyshuara si narkotike të llojit kanabis. Francezja u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakKOMISARI ARTAN CUKU NDEROHET NGA MINISTRI I BRENDSHËM
Artikulli tjetërMOS U TREMBNI NGA PRESIONI, HIJET DO AVULLOJNË ,VOTONI PS