Eshte zhvilluar ne Lezhe nje aktivitet sensibilizues me moton “Më dëgjo dhe mua, fund dhunes ndaj grave dhe vajzave”.

Ky aktivitet ndergjegjesues u organizua nga forumi i gruas së Partisë Socialiste në Lezhë në kuader të 16 diteve të aktivizimit kunder dhunes me bazë gjinore.

Duke parë rastet gjithnjë në rritje të këtij fenomeni në rajonin e Lezhës aktivistet për të drejtat e grave përcollen mesazhë sensibilizuese, duke apeluar për denoncimin e çdo rasti dhune.

Të pranishem në këtë aktivitet Zv\Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ardjana Jaku dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu \ u shprehen se nismat do të jenë të vazhdueshme për ti thënë stop dhunes.

Në këtë aktivitet u paraqiten imazhe të ndryshme kunder dhunes me bazë gjinore, me qëllim sensibilizimin e shoqërisë për frenemin e këtij fenomeni.

Artikulli paraprakSHKODËR, BLLOKOHEN 18 VARKA TË PAREGJISTRUARA
Artikulli tjetërSHKODËR, “PANAIRI I PUNËS DHE BIZNESIT”