Qytetarët e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe të lindur gjatë viteve 80-90 i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Drejtorisë së Shëndetit Publik që të ribëjnë vaksinën ndaj fruthit dhe rubeolës.

Kjo nismë e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare do të zgjasë deri më 15 tetor, ndërsa kostoja mbulohet fondet e buxhetit të shtetit. Arsyeja e këtij vaksinimi të thirrur nga DSHP është se gjatë viteve 80-90 është bërë vetëm një dozë e vaksinës dhe nuk është përsëritur.

Shkak tjetër është se në atë kohë janë hasur probleme me zinxhirin ftohës të ruajtjes së vaksinave. Rasti I fundit I konstatuar me virusin e fruthit në qytetin e Shkodrës është regjistruar në vitin 2006, por thirrja për rivaksinim bëhet me qëllim shmangien e rasteve të tilla në vendin tonë.