Të gjithë atyre që nuk iu ka arritur valixhja si duhet, e dinë mirë se sa duhet pritur derisa të arrije dhe kompania ajrore nuk jep shumë llogari.

Njëjtë nuk i ka ndodhur edhe Chris Ancone nga Karolina e Jugut, i cili kishte shkuar për pushime në një maje mali të Alaskës, transmeton Telegrafi.

 

Më të njoftuar që nuk i ka dalë valixhja, Alaska Airlines e ka paralajmëruar se do t’ia dërgojë me helikopter, brenda një kohe të shkurtër.

 

“Prita gjatë për bagazhin tim, por nuk e sillte shiriti lëvizës. Nuk mund të prisja më, sepse duhej të kapja transportin malor” ka thënë Ancone.

 

Madje, ai nuk po mund të besonte që do t’ia sillnin valixhen në këtë formë, ndërsa është falënderues që i kthye të gjitha gjërat elementare, pa të cilat vështirë se mund ta kalonte pushimin si duhet.