Kjo foto e solistes valltare të Ansamblit të Valleve Popullore, Lefta Mullisi me “Gjerdanin e Artë “ në qafë, na kujton atë moment kur Ansambli solli në atdhe trofeun e festivalit nga Dizhoni i Francës në vitin 1970.

Artistja e Merituar Lefta Mullisi, e cila sot ka ditëlindjen, ka interpretuar me talent e elegancë një seri vallesh popullore, të përpunuara nga mjeshtri Panajot Kanaçi.

Si soliste dhe pjesëtare e trupës së AKKVP, me interpretimet në skena të ndryshme të vendit dhe jashtë tij, ka prezantuar pasurinë e madhe të folklorit vallëzues me:

Motivet e tij të bukura, traditat e tij të lashta, si dhe larminë e kostumeve nga të gjitha krahinat e vendit, që kanë impresionuar publikun në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.

Gëzuar ditëlindjen Artistja e Merituar Lefta Mullisi, uron Teatri i Operas dhe Baletit.