Një fëmijë 13-vjeçar ka varur veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë të Dibrës.
Sipas Policisë Vendore, mësohet e nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa po hetohet për rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Komisariatit të Policisë Dibër
Rreth orës 11.40, datë 02. 07. 2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F. R., rreth 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakTRE BURRA KËRCËNOJNË NJË GRUA
Artikulli tjetërZVICRA JASHTË BOTËRORIT, SUEDIA NË ÇEREKFINALE