Një 32-vjeçar në Skrapar, ka zgjedhur ti japë fund jetës së tij, duke u vetëvarur pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lybesh, ku sipas Policisë vendore, mësohet se pranë banesës, është vetëvarur, Sh. S., vjeç 32.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 09. 10. 2018, në fshatin Lybesh, pranë banesës, është vetëvarur, shtetasi Sh. S., vjeç 32. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.