Në shoqërinë shqiptare, 24 vitet e fundit, dëshira për t’u bërë milionerë në çast i ka bërë njerëzit që të shpenzojnë vazhdimisht, në të gjitha format e mundshme të lojërave të fatit apo sic njihet ndryshe kumarit.

Ky fenomen ashtu si në të gjithë vendin është bërë shumë I përhapur edhe në Shkodër, kryesisht tek moshat e reja. Psikologët e shikojnë këtë si një fenomen që sjell pasoja fatale duke I bërë këto persona të varur nga sjellja e tyre, të paaftë ndërkohë që bien në një borxh, duke dëmtuar marrëdhënie të rëndësishme.

Për psikologun Fatjon Taipi keto persona perfundojne në vetvrasje, divorc apo shkatërrimi I familjes.

Por cilat janë shenjat e sjelljes së këtij kontigjenti në marëdhënie familjare apo në punë

Varësia ndaj kumarit është një lloj çrregullimi i kontrollit të impulseve. Këta njerëz nuk mund ta kontrollojnë impulsin kur vjen puna për të luajtur kumar, edhe nëse ai po i dëmton ata dhe të dashurit e tyre.

Njerëzit e varur nga kumari mendojnë vetëm për të dhe dëshirojnë vetëm të luajnë, pavarësisht pasojave

Artikulli paraprakFAKULTETI EKONOMIK DREJT STANDARTEVE MË TË MIRA
Artikulli tjetërGJOKA: ARBITRI VODHI DJERSËN E VLLAZNISË