Iran, varet në publik përdhunuesi dhe vrasësi i 7 vjeçares

Një burrë iranian është varur në publik, pasi u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 7 vjeçare. Rasti kishte zemëruar shumë banorë vendas. Ekzekutimi i 42-vjeçarit Esmail Jafarzadeh thuhet se u shfaq në një video amatore në një tv të kontrolluar nga shteti më 20 shtator. Jafarzadeh u var në agim në sheshin kryesor të qytetit veriperëndimor të Parsabad, në provincën Ardebil. Raportet thanë se “disa mijëra njerëz”, përfshirë fëmijët, e shihnin varjen e tij ndërsa shumë e dokumentonin atë në celularët e tyre. Ekzekutimi u krye në publik “për të rivendosur ndjenjën e sigurisë të qytetarëve dhe për të lehtësuar mendjet e tyre të trazuara“, tha prokurori i Ardebilit, Naser Atabati. Vajza, Atena Aslani, u zhduk në qershor pas largimit nga babai, shitës në rrugë. Zhdukja e saj nxiti një shpërthim shqetësimi midis përdoruesve të mediave iraniane. Prokurorët thanë se Jafarzadeh, i cili ishte tashmë i dyshuari kryesor, pranoi për përdhunimin dhe vrasjen e saj pak pasi trupi i saj u gjet nga policia në garazhin e shtëpisë së tij. Presidenti Hassan Rohani e kishte përshkruar rastin si “të tmerrshëm” dhe bëri thirrje për drejtësi të shpejtë. Amnesty International thotë se Irani është një ndër ekzekutuesit më të mëdhenj të botës. Shumica e ekzekutimeve janë të lidhura me trafikimin e drogës. Sipas grupit të të drejtave të njeriut, Irani ekzekutoi të paktën 567 persona në vitin 2016.

Artikulli paraprakPERLESHJE NE RRUGE,THEREN ME THIKE DY SHQIPTARE
Artikulli tjetërBASHA THËRRET ALEATËT, KONSULTIM PËR REFORMËN ZGJEDHORE