Ky është 52 vjecari Agustin Gjoka i cili banon në bllokun e pallateve në Oblikë të Shkodrës Ai jeton në kushte të vështira ekonomike, ndërkohë në pamundësi për të paguar dritat OSHEE I ka shkëputur atij energjinë elektrike dhe prej tre muajsh jeton në errësirë.

Ndërkohë OSHEE e ka dërguar atë për procedim për rilidhje të energjisë elektrike .Agustini tregon se atë e kanë thirrur në gjykatë ditën e martë për këtë cështje .

Në kushte të vështira ekonomike Agustini I është dorëzuar errësirës pasi nuk ka asnjë mundësi të paguajë energjinë, madje të shlyejë borxhin e prapambetur

Agustini bën cdo lloj pune krahu, edhe pse trajtohet me kemp invaliditeti, ashtu mundohet që të sakrifikojë për të siguaruar të ardhurat ekonomike
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe dhjetëra familje të tjera në këtë zonë të cilave OSHEE I ka shkëputur energjinë elektrike nga pamundësia ekonomike

Artikulli paraprakTAKIM KOMBËTAR PËR METODAT E KËRKIMIT SHKENCOR
Artikulli tjetërRRUGA RRENC-BARDHANJOR MBULOHET NGA UJI