BEQAJ: MIRË-RRITJA E FËMIJËVE ËSHTË NJË SFIDË MË VETE. Varfëria ka shkaktuar kequshqyerjen e 27 % të fëmijëve deri në 6 vjeç.

Studimi i “Save the Chlidren” vlerëson se niveli i kequshqyerjes është në norma shumë të larta. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se mirë-rritja e fëmijvë është një sfidë ndërkohë që pranoi se vdekshmëria foshnjore ka pësuar rritje. Në raport konstatohet një ulje e ndjeshme e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor parësor të fëmijëve. Por ministri Beqaj premtoi se vitin që vjen do të ketë përmirësim të situatës. Ndërkohë që ndihma sociale mungon sidomos në zonat rurale ku thuajse janë jo –ekzistuese. Sipas të dhënave nga 144 mijë fëmijë që jetojnë në familje të varfëra vetëm 85 mijë fëmijë përfitojnë nga skema.