Aktualisht jane me shume se 3000 famije te cilat trajtohen me ndihme ekonomike, e megjithate jane 7000 aplikime on line per tu perfshire ne kete skeme.

Te dhenat jepen nga drejtori i ndihmes ekonomike ne Bashkine Shkoder Shkelzen Mustafaraj. Sa i takon shumes se ndihmes ekonomike prej afro 3000 lekesh te vjetra ajo sic mund te kuptohet eshte qesharake . Shifrat e papunesise jane ne rritje dhe gjithashtu dhe kerkesat per te marre ndihme ekonomike, cka tregon se kryeqendra e veriut po vuan nga varferia .