Djegia e mbeturinave eshte rikthyer sërish ne periferi të Shkodres pikerisht prane Varrezave te Deshmoreve.

Nje pamje qe e kemi pare disa here, per vite me radhe, por kujtuam qe e harruam pas nderhyrjes per rehabilitimin e kesaj zone te ngelur pergjysem.

Pamjet e kesaj te diele tregojne qarte se si pa u shqetesuar nga askush dikush i ve flaken mbetejeve qe vijojne te jete prezente ne kete zone, dhe nga djegia e tyre demi eshte teper kolosal per mjedisin dhe familjet qe jetojne aty prane.

Pavarsisht apeleve dhe se fundi edhe masave te ndermarra per ndalimin e djegies se mbeturinave duket se qytetare te pa pergjegjshem nuk ndergjegjesohen.

Masat e ndermarra duhet te jene me serjoze dhe te efektshme pasi fjalet ne ajer nuk po ndergjegjesojne aspak qytetaret qe te mos hedhin dhe djegin mbeturina ne kete zone te ndaluar.

Një muaj më parë Ministri i Mjedisit Blendi Klosi teksa mori pjesë në mbjelljen e 120 fidanëve tek Varrezat e Dëshmorëve apeloi që institucionet përgjegjëse të marrin masa

Megjithë paralajmërimet e ministri Klosi situata nuk ka ndryshuar, ndërkohë personat të papërgjegjëshëm në mes të ditës i vënë flakën mbetjeve si pa gjë të keq

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, POLICIA SHOQËRON MBI 30 PERSONA
Artikulli tjetër“MARANAJ”, “ARREST ME BURG” PËR 12 TË ARRESTUAR