Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme në Bularat, kur edhe u varros ekstremisti grek i vrarë nga focat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Në statusin e tij, Rama shkruan se sipas mediave greke ai i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij, ndërsa sipas politikanëve dhe mediave shqiptare ai paska pranuar në heshtje përdhosjen e vendit.

Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit.